Blog
Procesorët AMD Zen 5 do të kenë rritje masive të performancës...
Raporti thotë se modelet Ryzen 9 do të kenë vetëm bërthama performance Zen 5 ndërsa APU-të do të ngelen me bërthamat Zen 4. Çipet AMD Zen 4 ende nuk kanë debutuar ndërsa spekulimet për Zen 5 kanë filluar. Detaje të reja rreth arkitekturës së Zen 5 flasin për ndryshime të mëdha dhe rritje të ndjeshme performance krahasuar me Zen 4. Insajderi i industrisë RedGamingTech përmes një video në YouTube tha se çipet AMD Zen 5 do të kenë arkitekturë hibride të ngjashme me Intel dhe Apple.
Lajmet për datën e publikimit të Apple iPhone 14: Çfarë mund te besoni?
Në botën e celularëve, një gjë është e sigurt: Apple do të nxjerrë iPhone të rinj këtë vit. Linja e iPhone 14 aktualisht pritet të shfaqet në shtator ose tetor 2022, duke sjellë aftësi dhe dizajn te ri. Shumë prej lajmeve e kanë origjinën me postime krejtësisht të paverifikuara në faqet e mikroblogut si Weibo. Fjalë për fjalë çdokush mund të postojë diçka të rastësishme në Weibo dhe të merret nga një mori faqesh interneti si burim. Niveli i dytë vjen nga analistë me burime nga furnizuesit e Apple, por ata nuk mund të konfirmojnë nëse thjesht po shohin diçka me të cilën Apple po eksperimenton dhe kanë vendosur të mos e përdorin.
Google ka lançuar aplikacionin Switch to Android për pajisjet iOS...
Aplikacioni Kalo në Android është i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve iOS nëpërmjet AppStore dhe është krijuar për të ndihmuar përdoruesit e iPhone dhe iPad të importojnë kontakte, foto, klipe dhe kalendarë në një pajisje Android. Aplikacioni gjithashtu u tregon përdoruesve se si të çaktivizojnë aplikacionin iMessage në favor të mesazheve në Android, si dhe të kryejnë transferime fotografish dhe video duke u lidhur me iCloud.
Pse Apple ka emrin e një fruti?
Teoritë nga origjina e emrit Apple janë të shumta mes Steve Jobs dhe Steve Wozniak të cilët e zgjodhën nisur nga albumi Apple Records i Beatles. Të gjithë e dimë se Apple ka të njëjtin emër të vetë frutit që përmendet. Por nga erdhi në të vërtetë emri Apple dhe si u përzgjodh si emri i kompanisë? Ka shumë histori rreth origjinës së emrit Apple por cila prej tyre është më pranë të vërtetës? Pse Apple quhet “Apple”?
Google paralajmëron përdoruesit e shfletuesve me motorin e Chrome
Një përditësim sigurie tashmë është vënë në dispozicion dhe Microsoft e konfirmoi edhe për shfletuesin Edge. Google konfirmoi një hakim tejet të rrezikshëm që prej 10 ditësh po bën kërdinë në Chrome. Në një postim në blogun zyrtar kompania e etiketoi problemin e sigurisë CVE-2022-1232 si të rrezikut të lartë. Gjithashtu ka një impakt të gjerë duke përfshirë Chrome në Windows, Mac dhe Linux. Megjithatë nuk është vetëm Chrome por të gjithë shfletuesit e bazuar në motorin e Chromium që janë ekspozuar përballë CVE-2022-1232.
Antiviruset më të mira për vitin 2022
Antivirusi është kritik për çdo kompjuter. Pa të, të dhënat tuaja personale, madje edhe llogaria juaj bankare janë në rrezik. Viruset infektojnë skedarët, trojanët vjedhin të dhëna private dhe gjithçka ka të bëjë me fitimin e parave. Për të shmangur humbjen e parave, llogarive ose skedarëve tuaj të rëndësishëm, keni nevojë për mbrojtjen e një programi antivirus. Nuk keni një të tillë? Ky është një gabim. Por ne mund tju ndihmojmë.
Si ta pastroni laptopin tuaj në mënyrën e duhur?
Ja se si të pastroni laptopin tuaj - nga korniza e sipërme deri te tastiera - pa shkaktuar dëm. Është e lehtë dhe mund të përdorni produktet që keni nëpër shtëpi. Pluhur, njolla kafeje, grimca ushqimi, njollat e vjetra: Nëse laptopi juaj shfaq ndonjë prej tyre, është koha për të pastruar dhe dezinfektuar. Mjetet bazë të pastrimit dhe 15 minuta kohë mund ta bëjnë laptopin tuaj të duket sërish i ri.
Si të pastroni cache-në tuaj në çdo browser?
Mos lejoni që historia juaj e internetit të bjerë në duar të gabuara. Nuk është gjithmonë një proces i drejtpërdrejtë, por është një ide e mirë të fshini historikun e shfletuesit tuaj dhe cache-in e internetit me raste. Ja se si ta bëni atë në desktop dhe celular. Historia e shfletuesit - një listë e çdo faqeje që keni vizituar në internet dhe koha kur keni qenë atje - është një standard i informatikës moderne. Dhe kjo mund të çojë në telashe; është praktikisht një klishe.
Versioni 100 i Google Chrome është këtu për të thyer internetin...
Google ka lancuar zyrtarisht versionin 100 të Chrome - dhe ky mund të jetë një problem. Google paralajmëroi në fillim të këtij muaji se Chrome dhe Firefox që të dy arritën këtë version historik mund të prishin disa faqe interneti derisa zhvilluesit e uebit të llogarisin numrat e versioneve treshifrore.
Laptopët më të mirë të biznesit për vitin 2022
Keni punë për të bërë? Laptopët e ndërtuar për biznes janë më të hollë dhe më të fuqishëm se kurrë. Këshillat tona për blerjen dhe rekomandimet e produkteve do t'ju ndihmojnë të gjeni produktin e përshtatshëm për ju. Zgjedhja e laptopit më të mirë për punë është një punë e vështirë. Në fund të fundit, keni nevojë për diçka që është e qëndrueshme, e sigurt, e fuqishme, e lehtë dhe e aftë të zgjasë gjatë një dite të gjatë pune—dhe keni mundësi të panumërta. Ne kemi përmbledhur laptopët më të mirë të biznesit që mund të kryejnë punën. Jo çdo laptop përputhet me mënyrën se si punoni ju ose punonjësit tuaj, ose çfarë pune bëni.