Blog
Acer prezanton monitorët portativë 3D pa syze...
Diferencat mes tyre shkojnë sipas audiencave që synojnë. Versionet Pro shkojnë për teknologjinë kreative dhe dizajnin industrial. Teknologjia e ekraneve 3D pa pasur nevojë për syze e Acer ka gjetur rrugën drejt laptopëve. Kompania prezantoi SpatialLabs View dhe SpatialLabs View Pro, dy monitorë portativë për krijuesit dhe adhuruesit e lojërave.
iPhone, AirPods dhe të gjithë aksesorët e Apple kalojnë në USB-C vitin e ardhshëm...
Së bashku me një iPhone USB-C, Kuo tha se do të lançojë versione USB-C të produkteve tjera si AirPods, MagicKey Board, Magic Trackpak dhe Magic Mouse. Raportime nga analisti Ming-Chi Kuo dhe Bloomberg javën e kaluar zbuluan se iPhone është gati të shkëmbejë portën Lightining me USB-C duke filluar nga viti i ardhshëm. Tashmë Kuo thotë Apple do të kalojë edhe produktet e tjera në USB-C si AirPods.
Apple, Google dhe Microsoft premtojnë të zhdukin fjalëkalimin vitin e ardhshëm...
Një telefon i një përdoruesit do të ruajë një çelës unik FIDO të cilin e ndan me uebsajtin për verifikim vetëm kur telefoni është i hapur. Më 5 maj, Ditën Ndërkombëtare të Fjalëkalimit, gjigantët e teknologjisë Apple, Google dhe Microsoft lajmëruan se do të punojnë së bashku për të mundësuar kyçjen pa fjalëkalim në pajisjet mobile, desktop dhe shfletues që ato kontrollojnë vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se verifikimi pa fjalëkalim do të vijë në të gjitha platformat madhore nga Android tek iOS, nga Chrome, në Edge dhe Safari dhe nga Windows në macOS.
Antivirusët shumë popullor kanë një problem kritik sigurie...
Pas zbulimit të tyre më 20 Dhjetor 2021, Avast adresoi problemet më 8 Shkurt 2022 në versionin 22.1. Dy probleme sigurie të nivelit të lartë të cilat kanë qëndruar të fshehura për vite të tëra, janë zbuluar në një driver që është pjesë e antiviruseve Avast dhe AVG. Me emrat e koduar CVE-2022-26522 dhe CVE-2022-26523, problemet e sigurisë qëndrojnë në driverat kundër rootkit-ëve të AVG dhe Avast të cilët janë lançuar me versionin 12.1 të Avast në Qershor të 2016-ës.
Pas thuajse dy vite pritje Microsoft sjell një version të Teams për kompjuter Apple M1...
Deri këtë javë Microsoft Teams në macOS funksiononte si aplikacion Intel në procesorin Apple duke përdorur teknologjinë Rosetta 2. Pas 18 muajsh nga debutimi i kompjuterëve Mac me procesorët M1, Microsoft ka publikuar një version të Microsoft Teams optimizuar për procesorin e Apple. Ndërsa versioni i Microsoft Teams për kompjuterët M1 nuk ishte i disponueshëm publikisht, përdoruesit mund ta shkarkonin përmes uebsajtit të kompanisë.
Kompjuterët Mac të cilët nuk do të mbështeten dhe riparohen më nga Apple...
Zakonisht Apple mbështet këto pajisje për 5 vite nga momenti i debutimit ndërsa nëse janë të disponueshme, pjesët e tyre shiten për 7 vite. Raportohet se Apple është gati të lançojë disa modele të reja desktop këtë vit dhe pavarësisht se mund të konsiderohet lajm i mirë për disa, për të tjerë është i keq. Kjo sepse me çdo model të ri Mac, modelet e vjetra nuk mbështeten më. Kur një model Mac vjetrohet duke arritur fundin e jetës, Apple nuk dërgon më përditësime.
Google lançon versionet e para eksperimentale të Android 13...
Beta 1 gjithashtu përfshin të gjitha përmirësimet e Android 13 Developer Preview 2, përfshirë opsionin e ri ku aplikacionet duhet të marrin leje për dërgimin e njoftimeve. Google mbajti premtimin duke lançuar version e pare eksperimental beta Android 13 në Prill. Kompania publikoi Android 13 Beta 1 për smartfonët Pixel nga Pixel 4 tek Pixel 6 dhe 6 Pro. Version beta sjell vetëm tre funksionalitete të reja ku dy shkojnë për zhvilluesit dhe vjen me premtimin për më shumë kontrolle mbi shpërndarjen dhe dërgimin e përmbajtjeve.
Google tani mund të heqë numrin tuaj të telefonit, adresën nga rezultatet e kërkimit...
Google zgjeron llojet e informacionit që mund të kërkoni që të hiqet nga rezultatet e kërkimit, duke përfshirë adresën tuaj të emailit dhe informacionin e hyrjes. Google tani po i lejon përdoruesit të kërkojnë të heqin numrat e tyre të telefonit, adresat fizike dhe adresat e emailit nga rezultatet e kërkimit të kompanisë. Politika e re synon të parandalojë aktorët e këqij nga përdorimi i informacionit sensitiv të njerëzve në mënyra keqdashëse, si vjedhja e identitetit ose ndjekja personale. "Interneti është gjithmonë në zhvillim - me informacione që shfaqen në vende të papritura dhe përdoren në mënyra të reja - kështu që politikat dhe mbrojtjet tona duhet të evoluojnë gjithashtu," thotë Michelle Chang, drejtuesja e politikave globale të Google për kërkimin.
Evropa drejt standardizimit të USB-C për çdo pajisje elektronike...
Në Evropë çdo vit shiten gjysmë miliardë pajisje duke gjeneruar 11 mijë deri në 13 mijë tonë mbetje. Bashkimi Evropian ndërmori një tjetër hap drejt standardizimit të karikuesve të pajisjeve elektronike ndërsa USB-C është opsioni më i preferuar. Në Shtator të 2021 EU sinjalizoi se mund të detyrojë prodhuesit e pajisjeve elektronike të përdorin një teknologji standarde për karikimit të smartfonëve dhe tabletëve.
Dell rifreskon laptopët XPS me procesorët e fundit Intel...
Në teori dizajni i procesorëve Intel premton performancë dhe jetëgjatësi baterie më të lartë. Dell rifreskoi ditën e sotme modelet e laptopëve XPS 15 dhe 17 dhe blerësit mund ti konfigurojnë me gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel Core H. Prezantuar në fillim të vitit, procesorët e rinj të kompanisë kombinojnë bërthama performance dhe efikasiteti në një çip të vetëm.