Skip to content

IPhone, AirPods dhe të gjithë aksesorët e Apple kalojnë në USB-C vitin e ardhshëm...

iPhone, AirPods dhe të gjithë aksesorët e Apple kalojnë në USB-C vitin e ardhshëm...

Së bashku me një iPhone USB-C, Kuo tha se do të lançojë versione USB-C të produkteve tjera si AirPods, MagicKey Board, Magic Trackpak dhe Magic Mouse.

Raportime nga analisti Ming-Chi Kuo dhe Bloomberg javën e kaluar zbuluan se iPhone është gati të shkëmbejë portën Lightining me USB-C duke filluar nga viti i ardhshëm.

Tashmë Kuo thotë Apple do të kalojë edhe produktet e tjera në USB-C si AirPods.

Lançimi i USB-C për iPhone sipas Kuo vjen pasi Apple kishte vënë objektiv në eliminimin e të gjitha portave dhe realizimin e funksioneve kryesore përmes teknologjisë wireless nga karikimi tek kontektiviteti por që ky plan kishte qenë tepër ambicioz.

Një gjë e tillë u pa e parealizueshme për shkak të kufizimeve teknike që teknologjia ka. Së bashku me një iPhone USB-C, Kuo tha se do të lançojë versione USB-C të produkteve tjera si AirPods, MagicKey Board, Magic Trackpak dhe Magic Mouse.

Ajo çfarë Kuo paralajmëron është se Apple gradualisht do të largojë konektorin Lightning nga të gjitha produktet dhe aksesorët e kompanisë.